LAJME / E Premte 6 Qershor 2025, 11:11

Tre anëtarë të një bande shqiptare humbën jetën gjatë ndjekjes policore! Personat tentuan të arratiseshin pasi kryen grabitjen, por u përplasën me…

Tre anëtarë të një bande shqiptare, të dyshuar për dhjetëra grabitje në Costa del Sol, humbën jetën gjatë një ndjekjeje policore në Malaga, ku gjithashtu vdiq edhe një oficer i Policisë Kombëtare spanjolle.

Ngjarja ndodhi të enjten në mëngjes rreth orës 05:30, pasi autorët kishin grabitur një farmaci në lagjen Puerto de la Torre.

Sipas autoriteteve spanjolle, banda ishte nën hetim, ndërsa në këtë rast kishin çaktivizuar sistemin e sigurisë pa dëmtuar derën.

Gjatë arratisjes, grabitësit u përplasën me makinën e një nënkomisari 48-vjeçar, Antonio Ramos, i cili po kthehej në shtëpi pas turnit të natës. Oficeri, i martuar dhe me dy fëmijë, kishte marrë pjesë më herët atë natë në një operacion policor.

Trupat e viktimave u dogjën plotësisht pas përplasjes, duke e vështirësuar identifikimin e plotë. Ministria e Brendshme spanjolle ka nderuar oficerin e ndjerë me “Kryqin e Meritës Policore me simbol të kuq” , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE