LAJME / E Martë 30 Korrik 2024, 17:05

Tragjike në Tiranë! Punëtori bie nga lartësia e pallatit në ndërtim, ndërron jetë në spital

Përsëritet historia tragjike e aksidenteve në punë në Tiranë. Punëtori bie nga lartësia e një pallati në ndërtim, ndërron jetë në spital

‘Më datë 30.07.2024, rreth orës 13:20, në afërsi të Liqenit të Thatë, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. Sh., 58 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes’, informon policia.