
Futbolli maroken mban zi për Abdellatif Akhrif. Lojtari 24-vjeçar i Ittihad Tangier vdiq pas fundosjes së varkës në të cilën ndodhej me disa shokë të skuadrës. Tragjedia thuhet se ka ndodhur pranë Tetouan.
Siç raportojnë mediat vendase, në aksident janë përfshirë pesë pjesëtarë të skuadrës së parë, shkaqet e të cilit ende nuk janë sqaruar. Ata janë hedhur nga jahti i tyre ndërsa ishin rreth 800 metra larg bregut, por erërat e forta e vështirësuan operacionin e shpëtimit.
Marina Mbretërore dhe Xhandarmëria Mbretërore arritën të shpëtonin tre lojtarë nga vdekja e sigurt, pas një ore e gjysmë përpjekje për të arritur vendndodhjen e jahtit. Ata janë Osama Aflah, Souleimane Dahdouh dhe Abdelhamid Maali, ndërsa Salman Harraq mungon ende në “apel”.
