LAJME / E Shtunë 6 Qershor 2026, 16:04

Tragjedi e rëndë: Tre persona humbin jetën në një aksident të tmerrshëm

Tragjedi në Sofje: Tre të vdekur dhe 10 të plagosur në një aksident të rëndë trafiku

Tre persona kanë humbur jetën, ndërsa 10 të tjerë janë plagosur, shtatë prej tyre në gjendje të rëndë, si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi pranë fshatit Çelopëçene, afër Sofjes.

Mes viktimave janë dy pasagjerë të autobusit, një 27-vjeçar dhe një 31-vjeçar, ky i fundit ndërroi jetë pasi u transportua në spital. Viktima e tretë, gjithashtu mashkull, humbi jetën në spitalin “Shën Ana” në Sofje.

Sipas hetimeve paraprake, përgjegjës për aksidentin konsiderohen drejtuesit e dy automjeteve, të cilët po lëviznin me shpejtësi mbi 150 kilometra në orë. Njëri nga automjetet goditi anash autobusin e linjës 119, duke bërë që ai të përmbysej në rrugë.

Autoritetet bullgare kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie, ndërsa të plagosurit po marrin trajtim mjekësor në spitalet e kryeqytetit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE