LAJME / E Enjte 23 Korrik 2026, 21:09

Tragjedi e rëndë me të vdekur në Gjilan

Një burrë 38-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Gjilan, gjatë ditës së enjte.

Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili bëri të ditur se informacioni është pranuar rreth orës 18:26.

Pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e personit.

Sipas Policisë, nga veprimet fillestare hetimore nuk janë evidentuar dyshime për vepër penale të vrasjes.

“Me datën 23.07.2026 rreth orës 18:26, kemi pranuar informacion se në banesën e tij në qytetin e Gjilanit është gjetur pa shenja jete një person mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës i lindur më 1988.
Njësitet relevante policore së bashku me Prokurorin e Shtetit dhe ekipin emergjent, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi është pa shenja jete.
Bazuar në hetimet e deritanishme nuk ka dyshime për elemente të veprës penale të vrasjes”.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Hetimet janë duke vazhduar në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit nga hetues policor të Njësisë së Hetimeve Rajonale në Gjilan në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit.”, ka deklaruar Osmani.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave po vazhdojnë nga Njësia e Hetimeve Rajonale në Gjilan, në koordinim me Prokurorinë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE