LAJME / E Shtunë 11 Korrik 2026, 15:03

TRAGJEDI E MADHE AJRORE: Avioni u rrëzua pak para uljes, humbën jetën të 10 personat – Pamje tronditëse

TRAGJEDI E MADHE AJRORE NË BAHAME: Avioni u rrëzua pak para uljes, humbën jetën të 10 personat në bord

Një tragjedi e rëndë ka tronditur Bahamet në ditën kur vendi po shënonte përvjetorin e pavarësisë. Një avion i vogël pasagjerësh u rrëzua pak para uljes, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë 10 personave që ndodheshin në bord, përfshirë edhe pilotin.

Aksidenti ndodhi në pjesën veriore të ishullit Andros, ishulli më i madh i arkipelagut. Sipas informacioneve paraprake, avioni Cessna 402 i kompanisë ajrore lokale Flamingo Air po fluturonte nga kryeqyteti Nassau drejt aeroportit San Andros.

Gjatë afrimit për ulje në pistë, ekuipazhi raportoi probleme teknike, pas së cilës avioni u rrëzua në një zonë me bimësi të ulët, pak para uljes. Asnjë nga pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit nuk mbijetoi.

Kryeministri i Bahameve, Philip Davis, e quajti tragjedinë një katastrofë kombëtare, duke theksuar se dita që duhej të ishte e mbushur me festime u shndërrua në një ditë zie.

Autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit, ndërsa kompania ajrore njoftoi se po bashkëpunon plotësisht me organet hetimore. Ndërkohë, mediat lokale raportojnë se fluturimet e kompanisë janë pezulluar përkohësisht deri në përfundimin e kontrolleve të sigurisë.

Link i videos – https://x.com/sumithansd/status/2075798474763944063?s=46

Deri më tani nuk janë publikuar informacione zyrtare mbi identitetin dhe kombësinë e viktimave, ndërsa hetimet pritet të përcaktojnë se çfarë e shkaktoi saktësisht këtë aksident fatal ajror, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE