LAJME / E Hënë 2 Qershor 2025, 20:08

Tm*rr në Adriatik, 19-vjeçarja vd*s gjatë fluturimit me parashutë! E reja bie nga 50 metra lartësi teksa regjistronte një reklamë

Një vajzë 19-vjeçare nga Serbia humbi jetën tragjikisht pasi u shkëput nga parashuta dhe ra nga një lartësi prej 50 metrash në brigjet e Adriatikut, në Budva të Malit të Zi.

Viktima, Tihana Randonji? nga Novi Sadi, ishte me pushime kur ndodhi ngjarja e rëndë, ndërsa po xhirohej një video promovuese për një agjenci turistike lokale.

Sipas mediave ndërkombëtare, përfshirë Daily Mail, vajza, e cila ndodhej në ajër me parashutë, ka filluar të tërheqë në mënyrë të pakontrolluar litarët, para se të shkëpuste rripin e sigurisë dhe të binte.

Sipas dëshmitarëve që ndodheshin në plazh, ajo bërtiste me panik: “Ulëmëni! Ulëmëni!” dhe “Ndihmë!”, vetëm pak çaste para rënies fatale.

Ende mbeten të paqarta rrethanat e vdekjes, ndërsa po shqyrtohen edhe pamjet e një videoje publicitare në të cilën ajo shfaqej me bikini duke fluturuar mbi rivierën e Budvas, e buzëqeshur dhe e qetë.


Dëshmitarë lokalë thanë për mediat se para ngritjes në ajër, Tihana nuk shfaqi asnjë shenjë frike dhe ishte në humor të mirë, përshëndeti miqtë në plazh dhe u përgatit për fluturimin.

Megjithatë, sipas të përditshmes Republika, vajza mund të ketë pësuar një krizë paniku gjatë fluturimit, që ndoshta çoi në një reagim të pavetëdijshëm e fatal.

Pronarja e agjencisë turistike që organizoi aktivitetin u shpreh: “Dukej e lumtur dhe në humor të mirë. Asgjë nuk tregonte se kishte frikë nga lartësitë. Nuk e dimë pse hoqi rripin e sigurisë. Ndoshta nuk ishte një vendim i vetëdijshëm, por një akt i frikës ekstreme.”

Prindërit e vajzës, Branka dhe Goran, kanë shpërndarë një mesazh prekës lamtumire para varrimit të saj: “Kurrë nuk do ta pranojmë që je larguar. Do të jetosh përgjithmonë në zemrat tona. Të duam pafundësisht, bija jonë e guximshme, do të na mungosh gjithmonë. Prehu në paqe dhe u bëfsh një me engjëjt, tani je një prej tyre.”

Policia lokale ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat që çuan në këtë ngjarje të rëndë do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE