Policia në Francë ka zbardhur vrasjen e një burri 57-vjeçar, nga një pronar restoranti dhe gruaja e tij 45-vjeçare, të cilët zotërojnë një piceri.
Detajet për ngjarjen janë të tmerrshme. Sipas dosjes së çështjes, 69-vjeçari Philip Schneider dhe gruaja e tij 45-vjeçare, Natalie Kabumbashi, pasi vranë 57-vjeçarin Georges Meichler, ja copëtuan trupin dhe gatuan disa pjesë të tij për të fshehur gjurmët.
Duke rrëfyer krimin, Schneider dyshohet se i tha policisë se gjithçka filloi kur ata u përpoqën të hynin me forcë në shtëpinë ku jetonte viktima. 69-vjeçari rrëfeu se në një moment ata e shtynë 57-vjeçarin, duke çuar në plagosjen e tij për vdekje.
Nga frika e arrestimit, çifti e copëtoi trupin e 57-vjeçarit me një thikë kuzhine, ndërsa 69-vjeçari i tha policisë se i kishte gatuar disa pjesë të trupit të viktimës sepse kështu e kishte parë në një ceremoni fetare gjatë një udhëtimi në Nepal.
Disa nga pjesët e trupit të viktimës u gjetën të shpërndara në vende të ndryshme, ndërsa të tjera u gjetën në furgonin e përdorur nga dyshja e autorëve.
Hetimi që zbuloi krimin filloi kur vajza e 57-vjeçarit u shqetësua sepse ai ishte zhdukur. Oficerët e policisë që morën përsipër çështjen dëgjuan banorët e fshatit ku jetonte viktima të përshkruanin se kishin parë dy persona duke përdorur furgonin e tij, i cili u gjet pak më larg.
Pasi arriti ta lidhte automjetin me çiftin, policia hetoi lëvizjet dhe komunikimet e tyre telefonike përpara se të kryente një arrestim më 10 shkurt 2023.
Edhe pse Schneider e pranoi krimin, gruaja e tij ende mohon çdo përfshirje në vrasje. Vendimi përfundimtar i gjykatës për çështjen pritet jo më vonë se 22 maji, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE