Një valë aksidentesh rrugore ka përfshirë Tiranën gjatë 24 orëve të fundit, me bilancin e 7 të plagosurve, mes tyre dy gra, dhe ndalimin e 5 shoferëve nga Policia Rrugore, ndërsa 4 të tjerë janë vënë nën hetim.
Sipas burimeve zyrtare, katër nga shoferët ishin në gjendje të dehur në momentin e aksidenteve, dy prej të cilëve u përfshinë në përplasje me pasoja për shëndetin e njerëzve. Në disa raste u konstatuan drejtues pa leje ose me konsum të lartë alkooli.
Një nga incidentet ndodhi në fshatin Ibë, ku A. D., 39 vjeç, i dehur në timon, u përplas me makinën e K. L., duke lënduar veten dhe pasagjeren E. D. Të dy janë shtruar në spital.
Në një tjetër rast në “Rrugën e Elbasanit”, L. B., 42 vjeç, goditi një motor, duke plagosur drejtuesin E. N., 30 vjeç, dhe pasagjeren Xh. M. Ngjarja po hetohet me drejtuesin në gjendje të lirë.
S. M., 28 vjeçe, përplasi me makinën e saj një motor në rrugën “Mihal Duri”, duke lënduar drejtuesin E. H., ndërsa në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, D. K., 32 vjeç, shkaktoi një tjetër aksident duke plagosur pasagjeren e një motori, A. K., 22 vjeçe.
Një përplasje tjetër ndodhi në Qafë-Kashar, ku R. G., 40 vjeç, humbi kontrollin dhe goditi trafikndarësen, duke pësuar vetë dëmtime.
Në pranga ranë gjithashtu M. C., 27 vjeç, për drejtim mjeti pa leje, si dhe L. R., 33 vjeç dhe Xh. H., 60 vjeç, të kapur në timon në gjendje të dehur.
Ndërkohë, N. Xh., 46 vjeç, u arrestua pasi në bulevardin “Bajram Curri”, nën efektin e alkoolit, u përfshi në aksident me një motor, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia Rrugore ka përsëritur thirrjen për kujdes në drejtimin e automjeteve dhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, sidomos në kushtet e fluksit dhe temperaturave të larta të verës , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE