Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën “Brigada VIII” në kryeqytet, ku një punëtor ndërtimi ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit nga lartësia gjatë punës në një objekt në ndërtim.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, viktima është shtetasi i huaj V. N., rreth 48 vjeç, me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina. Dyshohet se ai ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme teksa punonte në një pallat në ndërtim dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Në vend janë të pranishëm grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për të verifikuar nëse janë respektuar standardet e sigurisë në punë.
Hetimet janë në vijim,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE