Tifogrupi “Tifozat Kuqezi” kanë njoftuar se nuk do të jenë i pranishëm në stadium më 7 qershor, për ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë. Në një deklaratë të publikuar në rrjete sociale, grupi akuzon Federatën Shqiptare të Futbollit për përjashtim të qëllimshëm nga shpërndarja e biletave, duke sjellë kështu një bojkot të hapur ndaj përballjes së shumëpritur.
“Për herë të parë që nga themelimi, tash e 21 vite, nuk do të jemi në stadium për të përkrahur Kombëtaren tonë. Në fakt, kjo është hera e dytë. Herën e parë më 14.10.2014, nuk na lanë shkijet. Tashmë më 07.06.2025, nuk po na lejojnë miqtë e shkijeve, në shtëpinë tonë,” thuhet në deklaratën e TKZ-së.
Sipas tyre, ndryshe nga ndeshjet e mëparshme ku anëtarët janë vetëorganizuar për të siguruar bileta në sektorin tradicional të grupit, këtë herë nuk kanë marrë pjesë në atë që e cilësojnë si një “farsë” të organizuar nën petkun e një shorti të rremë. Ata pretendojnë se sistemi i ndarjes së biletave favorizon agjencitë turistike dhe individë të lidhur me pazare klienteliste.
“Ky sistem, i ndërtuar për të garantuar bileta për agjencitë turistike dhe më pas për të ushqyer pazaret e zakonshme, është thellësisht i padrejtë dhe i papranueshëm,” vijon deklarata.
TKZ kritikon ashpër edhe çmimet e biletave, duke theksuar se ato e përjashtojnë tifozin e zakonshëm shqiptar nga mundësia për të ndjekur Kombëtaren. Sipas tyre, një familje e zakonshme shqiptare duhet të paguajë rreth 600 euro për katër bileta, një kosto që e tejkalon buxhetin e pushimeve verore.
“Futbolli është kthyer nga një aktivitet popullor në një event ekskluziv për të pasurit, ku çmimet e biletave variojnë nga 150 deri në 1000 euro,” thekson grupi.
Në përfundim, TKZ akuzon FSHF-në për hipokrizi dhe përjashtim të qëllimshëm të tifozëve besnikë: “Gjithpërfshirja i ka të gjithë brenda përveç se TKZ-në. Aty janë agjencitë e udhëtimit dhe politikanët, por vetëm besnikët e përjetshëm JO. Diçka e tillë nuk është parë kurrë. Le të fitojë njëherë Kombëtarja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE