Moderatorja Kiara Tito ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, ku foli për jetën personale, marrëdhënien me partnerin e saj Luiz Ejllin, si dhe për angazhimet profesionale që po e mbajnë të zënë.
Gjatë intervistës me Salsano Rapin dhe Elona Duron, Kiara u pyet nëse është natyrë xheloze — një pyetje që ajo e priti me qetësi dhe sinqeritet.
“Nuk jam natyrë xheloze unë,” – u shpreh ajo.
“E kam thënë edhe më parë që nuk më pëlqen t’i fus vetes atë stresin, sepse në një marrëdhënie, nëse ka xhelozi dhe fiksim të vazhdueshëm, nuk është e shëndetshme. Në fund të fundit, ose e lodh tjetrin, ose nuk e njeh më veten.”
E pyetur nëse është ajo më pak xheloze se Luizi apo nëse janë njësoj, Kiara tha:
“Jo, kemi arritur në një pikë që e njohim aq mirë njëri-tjetrin, sa nuk merremi më me këtë pjesë. Fokusin e kemi te vajza jonë, projektet dhe gjërat e rëndësishme të jetës.”
Kjo përgjigje vjen në një kohë kur vëmendja publike ndaj çiftit vazhdon të jetë e lartë, por vetë Kiara dhe Luizi duken të vendosur të ruajnë një qasje të qëndrueshme, larg spekulimeve dhe tensioneve të panevojshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE