LAJME / E Premte 6 Qershor 2025, 15:03

Tentativë rrëmbimi në Tiranë, shënjestër vajza 6 vjeçare e detektives Shkënda Lili

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur në zonën e Astirit, Tiranë, ku një vajzë 6-vjeçare është bërë objekt i një tentative rrëmbimi. Vajza është e bija e detektives private Shkënda Lili, dhe incidenti ka ndodhur pranë kompleksit të banimit ku jeton familja.

Sipas burimeve nga vendngjarja, një grua rreth të 55-ave, e veshur me syze dhe sjellje të dyshimta, ishte parë disa ditë më parë duke vëzhguar vajzën në zonë.

Mëngjesin e djeshëm, ajo iu afrua të miturës në hyrje të pallatit dhe tentoi ta joshtë me çokollata e karamele, për ta tërhequr më pas me forcë.Fati i mirë ishte ndërhyrja e disa fqinjëve të cilët, duke parë situatën nga një lokal aty pranë, ngritën zërin dhe alarmuan autoren. Gruaja u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në kërkim nga policia.Pamjet filmike të zonës janë sekuestruar për të identifikuar autoren.

Burime konfidenciale nuk përjashtojnë mundësinë që kjo të jetë më shumë se një tentativë rrëmbimi, ekzistojnë dyshime se pas kësaj mund të fshihet një grup i strukturuar kriminal dhe se ngjarja mund të ketë lidhje me profesionin delikat të Lilit.Hetimet janë në vazhdim, ndërsa autoritetet nuk kanë dalë ende me një deklaratë zyrtare. Prapaskena , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE