Drejtoria e Policisë së Malit të Zi, njoftoi zyrtarisht se ai u arrestua në Podgoricë midis urave Bla?ov dhe Vise?i. Shtetasi shqiptar E.B, 23 vjec, dyshohet se ka plagosur mbrëmë pak para orës 22:00, shtetasin shqiptar B.K, rrëzë kodrës së Goricës në Podgoricë.
“Oficerët e policisë të Qendrës Rajonale të Sigurisë “Qendra”, duke ndërmarrë masa dhe veprime urgjente për të hedhur dritë mbi veprën penale të tentativës së vrasjes që u krye mbrëmë rreth orës 21:45 në Podgoricë në dëm të shtetasit të Republikës së Shqipërisë, B.K, vendosën masa më të gjera, bllokuan zonat e menjëhershme dhe më të gjera të vendit të ngjarjes, dhe vendosën kontroll të shtuar në pikat kufitare me vendosjen e forcave shtesë policore, si dhe duke shkëmbyer në mënyrë aktive të dhëna operative me kolegët nga policia e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në deklaratë.
Departamenti i Policisë shtoi se për të ofruar mbështetje për Qendrën Rajonale të Sigurisë “Qendra”, janë vënë në dispozicion oficerë nga Sektori i Parandalimit të Krimit, si dhe anëtarë të Njësisë Speciale të Policisë.
Thuhet se policia “në një bllokadë më të gjerë të zonës e lokalizoi, izoloi dhe identifikoi autorin e këtij akti kriminal në kanionin e lumit Moraça, midis urave Bla?ov dhe Vise?i”.
“Shtetasi shqiptar E. B, 23 vjec, u privua nga liria, i cili përveç dokumenteve të udhëtimit të Shqipërisë, zotëronte edhe dokumente udhëtimi të Kosovës”, tha policia. Ata raportuan se i plagosuri B. K u dërgua në Qendrën Klinike të Malit të Zi (QKKM) për ndihmë mjekësore, ku u morën masa urgjente kirurgjikale , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE