LAJME / E Diel 19 Korrik 2026, 04:04

Temperaturat e larta sjellin kufizime, vjen vendimi i forte qe prek gjithe drejtuesit e mjeteve

Qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave me peshë mbi 20 tonë do të kufizohet përkohësisht në autoudhët e Kosovës, për shkak të temperaturave të larta.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se masa do të zbatohet ditën e premte, pasi sipas parashikimeve meteorologjike temperaturat pritet të arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë.

Kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në orën 17:30 dhe do të vlejë vetëm për autoudhët e vendit. Kjo do te sjelle lehtesi ne qarkullim per mjetet e tjera.

Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse nuk do të ketë ndalim të qarkullimit, pasi sipas ministrisë nuk janë plotësuar kriteret për vendosjen e kësaj mase.

Ministria ka bërë të ditur se situata do të monitorohet në vijimësi dhe qytetarët, si dhe operatorët ekonomikë, do të njoftohen për çdo ndryshim të mundshëm në masat e kufizimit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE