LAJME / E Enjte 5 Qershor 2025, 18:06

Të shtëna me armë zjarri pranë një qendre tregtare, raportohet për të vdekur

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Belgjikë, ku si pasojë një 49-vjeçar ka humbur jetën. Sipas mediave të huaja viktima u qëllua në gjoks pranë qendrës tregtare Westland rreth orës 9 të mëngjesit.

Ndërkohë rrethanat e sulmit mbeten ende të paqarta dhe deri më tani nuk është identifikuar asnjë i dyshuar.

Rasti tashmë i është referuar një hetuesi me akuzën e vrasjes dhe policia po kryen kërkime intensive në vendin e vrasjes, raportoi Le Soir. Incidenti është pjesë e një konteksti më të gjerë të dhunës në rritje me armë që ka goditur Brukselin kohët e fundit.

Deri më tani në vitin 2025, në qytet janë regjistruar më shumë se 12 incidentesh me të shtëna, nga të cilat të paktën dy ishin fatale. Në vitin 2024, autoritetet regjistruan gjithsej 92 incidente me të shtëna, me një numër prej nëntë vdekjesh  do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE