Është thirrja e një vajze shqiptare brenda një biblioteke në Manastir, qyteti i alfabetit shqip, e cila pas publikimit është bërë virale në rrjet. Elifi kërkon mbështetjen nga vendi amë që shqiptarët në trojet e tjera shqipfolëse të gëzojnë të drejtat themelore, të gjuhës amtare, arsimimit, punësimit etj.
“E duam Shqipërinë, sepse është e bukur dhe plot jetë. Jemi krenarë që jemi shqiptarë”, shkruan me fjalë zemre një tjetër vogëlushe shqiptare.
Fotot janë publikuar nga Biblioteka “Linkest” dhe nga Ermira Selimi, një studente shqiptare nga Maqedonia e Veriut, e cila ndërmori iniciativën e vyer për të hapur një bibliotekë me libra në gjuhën shqipe në qytetin e Manastirit , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE