Të burgosurit shqiptarë që ndodhen në burgun e Korfuzit në Greqi kanë nisur një protestë kundër kushteve të rënda të trajtimit dhe diskriminimit që pretendojnë se u bëhet për shkak të kombësisë së tyre. Sipas denoncimeve të tyre, ata mbahen në kushte skandaloze, pa ushqim të mjaftueshëm, ujë, dhe pa të drejtat bazë ligjore për leje apo lirime me kusht.
Në krahasim me të burgosurit grekë, shqiptarët deklarojnë se trajtohen në mënyrë të padrejtë dhe pa barazi, pasi shtetasit grekë përfitojnë më shumë privilegje brenda institucionit të vuajtjes së dënimit.
Në shenjë proteste, një i burgosur shqiptar ka djegur qelinë e tij, veprim që është pasuar nga dhunë fizike nga ana e gardianëve dhe kërcënime serioze ndaj jetës së tij.
Të burgosurit shqiptarë në Korfuz kërkojnë ndërhyrjen e Ministrisë shqiptare të Drejtësisë dhe Ambasadës së Shqipërisë në Greqi, për të garantuar respektimin e të drejtave të njeriut dhe trajtimin e barabartë me të gjithë të burgosurit e tjerë në Greqi. Ata apelojnë për vëmendje dhe reagim institucional, për të shmangur më tej degradimin e situatës në këtë burg , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE