
Dita e sotme ka nisur me reshje shiu pothuajse në të gjithë Shqipërinë. Një nga qytetet që ka pasur probleme është qyteti i Lushnjes.
Lushnja është përballur me stuhie ere dhe përmbytje gjatë ditës së sotme.
Stuhia ka bërë që rrugët në qytet të përmbyten duke e bërë më të vështirë kalimin.
Pas gjithë kësaj situtate të raportuar nuk ka asnjë person të lënduar apo përmbytje të familjeve.
Stuhia ka zgjatur rreth 20 minuta, duke përmbytur vetëm rrugët e qytetit, kjo ka bërë edhe më të vështirë lëvizjen e qytetarëve.
Pamjet e siguruara nga Tv Klan tregojnë atë çfarë ka lënë pas kjo stuhi.
