LAJME / E Enjte 4 Janar 2024, 19:07

Studimi që zgjati 37 vjet! Ata që flenë vonë në darkë mund të vdesin më shpejt

Botuar së fundmi në revistën Chronobiology International, studimi analizoi të dhënat nga gati 23,000 binjakë të mbledhur gjatë

37 viteve në Finlandë.

Shkencëtarët e Universitetit të Helsinkit studiuan se si prirja natyrale e gjumit të një individi ndikon në shëndetin e tij.

Ndërsa kronotipi tregoi ndikim minimal të drejtpërdrejtë në vdekshmëri, një rrezik më i lartë i vdekjes tek njerëzit që flenë vonë i atribuohej konsumit të shtuar të duhanit dhe alkoolit.