
Këngëtari i njohur Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, së bashku me babanë e tij, Sali Lushaj, kanë marrë pjesë sot në një protestë qytetare, duke tërhequr vëmendjen e medias dhe qytetarëve të pranishëm.
Sali Lushaj, i cili ka shërbyer më parë si truprojë e ish-kryeministrit Sali Berisha, shoqëroi djalin e tij gjatë këtij aktiviteti, i cili sipas raportimeve, tentoi të organizonte një minimiting në favor të Partisë Demokratike. Gjatë përpjekjes për të shpalosur mbështetjen e tyre për PD-në, Stresi dhe babai i tij u përballën me reagimin e disa qytetarëve të protestës, të cilët e kundërshtuan këtë veprim.
Përveç kësaj, Stresi së fundmi është zgjedhur anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, çka duket se ka shtuar tensionin gjatë këtij takimi publik. Protestuesit iu përgjigjën shenjave dhe veprimeve të tyre me thirrjet:
”Rama në burg, Berisha në burg”, duke shprehur pakënaqësinë dhe qëndrimin e tyre politik në mënyrë të qartë dhe të zëshme. Ngjarja ka nxitur debate dhe reagime të shumta në media dhe rrjetet sociale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
