LAJME / E Enjte 22 Maj 2025, 21:09

SPAK ia sekuestroi sot Erion Veliajt apartamentin dhe shtesën në katin e fundit te “Kodra e Diellit”

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të enjte, datë 22 Maj, sekuestrimin e një apartamenti te “Kodra e Diellit” dhe një shtese pranë tij, në përdorim të shtetasve Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024.

“Nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit nën hetim Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë interesa pasurore faktike mbi dy pasuri (njëra prej të cilave shtesë pasurie), të cilat janë fqinje me apartamentin që ndodhet në Selitë, (rezidenca Kodra e Diellit), ku aktualisht këta shtetas jetojnë”, njoftoi SPAK.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete që të çojnë në dyshimin e arsyeshëm se shtetasit nën hetim kanë konsumuar edhe elementët e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Historia e shtesës në apartamentin te “Kodra e Diellit”

Shtesa që është sekuestruar këtë të enjte bashkë me apartamentin te rezidenca luksoze në Tiranë, është bërë në vitin 2021 dhe është denoncuar në media. Siç shihet dhe në fotografinë e mëposhtme, ndërtimi është me konstruksion metalik.

Ai konsiderohet plotësisht kat shtesë, pasi krijon hapësira banimi ose shërbimesh, pra përfitime të drejtëpërdrejta financiare për ndërtuesin. Në këtë hapësirë jeton Erion Veliaj dhe familja e tij, ndaj këtëb të enjte SPAK e ka sekuestruar.

Kryebashkiaku Erion Veliaj jeton në këtë godinë prej vitit 2016, kur bashkëshortja e tij Ajola Xoxa dhe prindërit e saj, blenë një apartament 160 metra katrorë me vlerë 88 mijë euro, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE