Prokuroria e Posaçme (SPAK) po përgatitet të thërrasë kryeministrin Edi Rama si dëshmitar në aferën e bujshme “Partizani”, duke tronditur skenën politike në Shqipëri. Juristët e njohur zbërthejnë detajet e procesit, ndërsa dënimi i ish-kryeministrit Sali Berisha duket se i hap rrugë arrestimit të kreut të qeverisë. Avokati Edmond Petraj paralajmëron një proces të gjatë dhe kompleks, ku Rama ka detyrimin ligjor të japë shpjegime, ndërsa Berisha sipas tij, duhet të përballet me drejtësinë pa politizime. Ndërkohë avokati Kujtim Ibraj thekson rëndësinë e gjykimit të zakonshëm që lejon thirrjen e dëshmitarëve dhe prezantimin e provave të reja, duke nënvizuar peshën e ekspertëve ekonomikë në këtë çështje madhore.
Nga ana tjetër, analisti Ergys Mërtiri vlerëson këtë si një moment epokal për Shqipërinë, ku nëse dënohet Berisha, rruga hapet për ndëshkimin edhe të Ramës, duke treguar besueshmërinë dhe pavarësinë e SPAK-ut. Por këto zhvillime pritet të shkaktojnë një rrëmujë të paparë politike dhe juridike, duke vënë në provë sistemin e drejtësisë në vend. Pra Shqipëria po përballet me një pikë kthese, ku drejtësia dhe politika përplasen në mënyrë dramatike dhe të paparashikueshme.
Fillimisht ka qenë avokati i njohur, Edmond Petraj, ai i cili ka komentuar gjyqin për dosjen “Partizani”, duke theksuar se procesi sapo ka filluar dhe do të jetë i gjatë e kompleks. Ai shpjegon se nëse gjykata pranon listën e dëshmitarëve të mbrojtjes, do të vlerësojë se cilët janë të arsyeshëm për t’u thirrur. Petraj sqaron se kryeministri Edi Rama ka detyrim ligjor të paraqitet para gjykatës për të dhënë shpjegime lidhur me çështjen, por thirrja e tij si dëshmitar do të marrë kohë. Madje ai nënvizon se zoti Berisha duhet të trajtojë këtë proces si një çështje juridike, pa politizim, ndërsa sipas tij, se procesi parashikohet të zgjasë minimumi dy vite në shkallën e parë. “Në qoftë se gjykata pranon listën e dëshmitarëve të cilën do të paraqesë pala mbrojtëse, mendoj që gjykata do të shikojë cili është i arsyeshëm dhe cili duhet të dëshmojë në proces. Por, zoti Rama ka detyrim ligjor të paraqitet para gjykatës dhe t’i japë shpjegime për sa i përket këtij rasti, për atë pjesë për të cilën ai do të shikohet gjatë procesit.
Por, kjo është pika… Po, derisa të shkojmë tek thirrja e zotit Rama si dëshmitar, do të jetë një kohë shumë e gjatë. Kështu që të shikojmë, procesi sapo ka filluar. Tani janë kërkesat paraprake të cilat bëjnë avokatët, se duhet të dish që zoti Berisha në këtë rast duhet t’i nënshtrohet procedurës dhe skemës të strategjisë së mbrojtjes që do të bëjnë avokatët. Nuk është se zoti Berisha do të vejë të bëjë politikë aty. Kjo është një proces penal, është një proces juridik, është një proces themeli që zoti Berisha duhet të tregohet më i vëmendshëm, për ta mos politizuar dhe të përballet me drejtësinë për atë akuzë të cilën tashmë e ka ngritur Prokuroria e Posaçme, dhe gjyqtari i seancës paraprake e ka pranuar zotin Berisha si të pandehur dhe dosja i ka kaluar për gjykim. Pra, 50% zoti Berisha është i dënuar, sepse gjykata, për të cilën është më e rëndësishme, është gjyqtari i seancës paraprake. Ai studion aktet në tërësi dhe në qoftë se i ka elementë të cilët gjatë hetimeve nuk konvenojnë me atë akuzë që është ngritur zotit Berisha, ajo normalisht ose e pushon, ose e kthen, ose i kërkon prokurorisë kohë për të bërë hetime shtesë.
Kështu që kjo ngelet për t’u parë. Ngelet për t’u parë. Në ditët në vazhdim do të jetë një proces i rëndësishëm edhe për avokatët, sepse, ja thashë, do të jetë një proces maratonë dhe themeli. Pra, duhen veshur këpucët. Tashmë, që në kohën të cilën ka konsistuar kërkesa për kthimin e pronave, nëse ka procese gjyqësore, administrimi i atyre dosjeve, si janë dhënë vendimet, si ka dalë kjo shkresë nga arkiva e shtetit, si ka qenë e futur, pra janë shumë elementë që Kujtimi e kupton shumë mirë që do të kapen zë për zë, se Berisha do të kërkojë të dali i pafajshëm. Ky do të jetë një proces i gjatë, dhe afati kohor, ndoshta shkalla e parë, minimumi them unë, do të jetë dy vjet minimumi i procesit”, deklaroi Petraj në “Top Channel”.
Ndërkohë edhe avokati Kujtim Ibraj ka komentuar gjyqin për dosjen “Partizani”, duke theksuar se kemi të bëjmë me një gjykim të zakonshëm, jo të shkurtuar. Ai shpjegon se kjo procedurë lejon thirrjen e dëshmitarëve dhe paraqitjen e provave të reja gjatë procesit, duke e bërë atë më të gjatë dhe kompleks. Ibraj vëren gjithashtu rëndësinë e çështjes, pasi i akuzuari, zoti Berisha, ka qenë Kryeministër i Shqipërisë për tetë vite. Për më tepër, ai nënvizon rolin e ekspertëve ekonomikë në këtë gjyq, që do të kërkojë kohë dhe përkushtim të veçantë për shkak të natyrës së çështjes.
“Për shkak sepse kemi të bëjmë me një gjykim të zakonshëm, siç e përmendi dhe zoti Petraj. Pra, nuk jemi me gjykim të shkurtuar, të cilët gjyqi vazhdohet mbi bazën se si janë aktet, por kemi një gjyq të zakonshëm, pra për shkak të procedurës. Pra, kemi dy lloj gjykimesh. Kemi tre llojesh: Kemi gjykim të zakonshëm, gjykim të shkurtuar dhe gjykim të drejtpërdrejtë në qoftë se gjykohet sipas procedurës penale. Pra, zoti Berisha ka zgjedhur dhe mbrojtësit e tij që të shkojnë në procedurë me gjykimin e zakonshëm. Gjykimi i zakonshëm të jep favor, Xhoj, për shkak sepse gjatë procesit ti mund të thërrasësh dëshmitarë, mund të paraqesësh prova dhe ndoshta ky gjykim i zakonshëm e ka gjykuar dhe projektuar që, gjatë fazës së seancave të ndryshme gjyqësore, të paraqesin prova të reja dhe mund të thirren dëshmitarët që ata dëshirojnë të jenë gjatë këtij procesi.
Unë besoj që do të jetë një proces i gjatë dhe me shumë ngarkesë për shkak të vetë kompleksitetit që ka si çështje, për shkak se zoti Berisha, në kohën kur bëhet fjalë që janë kryer këto vepra penale, ka qenë Kryeministri i vendit. Pra, kemi të bëjmë me një personalitet, po themi, në këtë gjykatë, i cili ka drejtuar tetë vjet si Kryeministër Shqipërinë. Dhe nuk është një proces i thjeshtë, po të themi, siç mund të na duket. Por, për shkak se kemi të bëjmë edhe, sidomos, ky gjyq do të jetë shumë i rëndësishëm edhe nga ana ekonomike, Xhoj, sepse ka shumë elementë që do të jenë ekspertë ekonomikë që do të thirren, që do të përballohen pavarësisht veprimeve të tjera juridike. Por, ka edhe elementë shumë të ekspertizës ekonomike, dhe ekspertiza ekonomike në proces penal të tillë do shumë kohë”, deklaroi Ibraj në “Top Channel”.
Nga ana tjetër, analisti Ergys Mërtiri e vlerësoi me nota të larta nisjen e procesit gjyqësor ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për dosjen e ish-kompleksit “Partizani”. Sipas tij, Berisha ka qenë i paprekshëm edhe kur ka qenë në opozitë dhe personi më i rëndësishëm i tranzicionit gjatë këtyre 35 viteve dhe kur nëse shkon ai përpara drejtësisë hapet rruga edhe për të tjerët. “Së pari është goditur një i paprekshëm. Sali Berisha ka qenë i paprekshëm edhe kur ka qenë në opozitë, jo më kur ka qenë në opozitë dhe ka qenë personi më i rëndësishëm i tranzicionit gjatë këtyre 35 viteve dhe kur shkon ai përpara drejtësisë ky është një lajm i mirë, sepse hapet rruga edhe për të tjerët. Nëse dënohet Berisha hapet rruga që të dënohet edhe Rama. Nëse shpëton Berisha edhe Rama i ka mbyllur rrugët që ai të shkojë përpara drejtësisë. Kjo është epokale për Shqipërinë.
Në këto 35 vite kur nuk është dënuar asnjë drejtor dhe kur s’kanë patur mbështetje. Është edhe precedenti se ti do të dënohesh edhe kur krijon skema korruptive. Rasti i ngjashëm është Erion Veliaj, që është kapur për një skemë korruptive me shumë aktorë. Për SPAK-un është e rëndësishme sepse tregon besueshmëri se godet nga të dyja palët. Deri tani kemi parë një sërë njerëz nga Edi Rama dhe SPAK duhet të tregojë se është i paanshëm dhe tregon se SPAK e ka fuqinë t’i shkojë deri në fund”, deklaroi Mërtiri “MCN TV”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE