LAJME / E Martë 28 Nëntor 2023, 14:02

“Skënderbeu” dhe “Ismail Qemali” udhëheqin Paradën e Shqiptarëve në Tiranë

Pjesë e Paradës së Shqiptarëve që mbahet për herë të parë në Tiranë janë edhe këto dy personazhe, njëri i veshur si Skënderbeu mbi kalin e bardhë dhe tjetri si Ismail Qemali, i konsideruar si babai i Pavarësisë.

Në këtë paradë që e ka kthyer Tiranën në kryeqendrën e festimeve, janë mbledhur shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare por edhe kudo nga jetojnë e punojnë shqiptarët.