LAJME / E Shtunë 7 Qershor 2025, 20:08

“Skena lufte” në Shqipëri/ ‘Defender 2025’, operacion nga Forcat e Armatosura në stërvitjen e NATO

Prej 27 majit, Shqipëria është vend pritës i stërvitjes së madhe ushtarake dhe komplekse Defender Europe 2025.

Për të ndjekur nga afër një ditë të operacioneve stërvitore në bizë të Martaneshit, nisemi nga baza Ajrore e Farkës. Dy helikopterë, Black Haëk dhe Cougar janë pjesë e aksioneve që do të zhvillohen.
Udhëtimi për në Bize zgjat pak minuta, ndërsa të shoqëron pamja piktoreske e natyrës. Sapo mbërrijmë, trupat e Forcat e Armatosura janë gati për të nisur operacionet.

Janë një sërë skenarësh stërvitorë që janë parashikuar ne bazën e Bizës. I pari nis me një operacion mësymës, ku një skuadër zbulimi patrulluese në zonë ka rënë në kontakt me armikun. Në këtë operacion marrin pjesë këmbësoria dhe forca ajrorë me dy helikopterët.
Zona kthehet në një fushëbetëjë luftimi. Forcat e Armatosurura vazhdojnë shkëmbimin e zjarrit me armikun.

Në mbështetje të tyre për të vënën situatën nën kontroll vinë helikopterët. I pari sjell trupat e njësisë speciale për ndërhyrje. Sipas skenarit, situata agravon, gjatë luftimit ka të plagosur. Për të marrë këta të fundit, afrohet helikopteri Black Hawk.
Kolonel Genti Bardhi shpjegon qëllimin e këtij aksioni që u zhvillua.

“E para ne testojmë kapacitete tona dhe stërvisim njerëzit tanë.”
Pas këtij operacioni me shkëmbim zjarri është radha e një tjetër skenari, qitje me mortaja. Këtë herë demonstrojnë krah njëra tjetrës Forcat e Armatosura të Shqipërisë me Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Nis hedhja e predhave thërrmuese. Qëllimi është të kapet objektivi që ndodheht në kodrën përballë në një distancë prej 2100 metër.
Kemi bëre nje qitjd direkte dhe indirekte me mortaja. Qitja indirekte u zhvillua me 28 predha. Ka qdnë një bashkëpubim i mirë, është hera e parë qs bëjmë këtë zhvillim.”, tha nëntogeri Shpëtim Hasani.

Në kuadër të aksioneve Defender në Shqipëri janë ta angazhuara 1200 trupa këmbësorie të forcave tona të armatosura dhe 30 nga Forcat e Sigurisë së Kosovës. Stërvitjet janë zhvilluar në krah të 120 trupa amerikanë. Por cili është roli i këtyre të fundit?

“Në Bizë ata janë pjesë e grup batalionit, duke ofruar kontributin me një kompani xheniere dhe kapacitetin e mbrojtjes md armë kimike. Ata janë këtu që të jemi të përgatitur për të vepruar dhe luftuar së bashku.”, tha Ardian Lilo komandat i brigadës shumëkombëshe shqiptare.

Për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, operacionet kanë qenë të suksesshme.

“Jemi të kenaqur sepse arritëm të përmbushim synimet e stërvitjes, duke filluar me dislokim e shpejtë dhe ndërveprueshmërinë.”

Pasi ndoqem të gjitha operacionit, është momenti të largoheni në Tiranë dhe udhëtimi vijon sërish me helikopterin e foprcave ajrore.

Trupat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Kosovës dhe ato amerikane do të qëndrojne në Bizë deri ne datën 9 qershor, ku përmbyllet edhe etapa defender në Shqipëri ajo e reagimir të menjëhershëm. Stërvitja shumëkombëshe zhvillohet në Shqipëri për herë të tretë, pas asaj të 2021 dhe 2023 , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE