LAJME / E Martë 5 Dhjetor 2023, 16:04

Shtyhet sërish seanca, dëshmitari që 'fundosi' Fredi Belerin nuk është paraqitur në gjykatë

Shtyhet seanca gjyqësore për Fredi Belerin. Ajo do të mbahet më datë 19 dhjetor, ora 14:30.

Gazetari i njohur Ermal Vija raporton se seanca e kaluar u shoqërua me debate.

Dëshmitari Abdyl Rama, vëllai i bashkëpunëtorit të drejtësisë Arsen Rama që fundosi Belerin me akuzën për blerjen e votave nuk është paraqitur në seancë.

Kujtojmë që Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas prokurorisë, përgjimet e realizuara tregojnë se ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij. Vetë Beleri ka hedhur poshtë akuzat dhe ka folur për një akt me sfond politik.