
Forcat e Mbretërisë së Bashkuar do të vendosen në Kosovë me misionin paqeruajtës të NATO-s pas një kërkese të kësaj të fundit. Kjo vjen pas sulmit të dhunshëm ndaj Policisë në veri të Kosovës më 24 shtator dhe rritjes së tensioneve në rajon.
Pas një kërkese nga Komandanti Suprem i Aleatëve në Evropë (SACEUR) dhe miratimit nga Këshilli i Atlantikut të Veriut,
MB do të vendosë rreth 200 ushtarë nga Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit në ditët në vijim për t’iu bashkuar kontigjentit britanik prej 400 trupash tashmë në vend si pjesë e një ushtrimi vjetor.
Njësia e Ushtrisë Britanike i është caktuar Komandantit të NATO-s të Forcave të Kosovës pas një kërkese specifike të Komandantit Suprem të Aleatëve për Evropë, “SACEUR”, gjeneralit amerikan Chris Cavoli. Ky dislokim është testament i udhëheqjes dhe shkathtësisë së mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, ky dislokim do t’i japë NATO-s forcë dhe ekspertizë, si pjesë e angazhimit tonë kryesor dhe të palëkundur ndaj aleancës.
