Me propozimin e Bashkisë së Tiranës kjo taksë do të paguhet edhe nga strukturat e qirasë ditore Bed and Breakfest, apo siç njihen ndryshe B&B (ndryshe nga hotelet, B&B-të janë zakonisht biznese familjare ose private me pak dhoma) dhe nga bujtinat. Pra nëse xhiroja e tyre vjetore do të jetë deri në 2 milionë lekë detyrimi për tarifën e pastrimit do të 5,750 lekë në vit. Detyrimi do të jetë i njëjtë sa moteli dhe hoteli me xhiro vjetore 2 milionë lekë.
Për bizneset me xhiro nga 2 deri 8 milionë lekë tarifa e pastrimit fikse vjetore është 11,500 lekë. Plus tarifës fikse biznesi në këtë fashë xhiro, paguan plus edhe 1,150 lekë për dhomë. Pra nëse një hotel apo motel ka 5 dhoma ai paguan detyrimin vjetor prej 11,500 lekë si tarifa fikse vjetore + 5 dhoma x 1,150 tarifa/dhome =17,250 lekë në vit.
Edhe për bizneset e shërbimit, të përfshirë në kategorinë e xhiros mbi 8 milionë lekë tarifa e pastrimit llogaritet në të njëjtën formulë. Për këtë kategori taksa fikse vjetore është 34,500 lekë në vit. Ndërsa për dhomë është 1,725 lekë që i shtohet detyrimit prej 34,500 lekë. Dhe për bizneset VIP tarifa e pastrimit për dhomë është 2,900 lekë plus tarifa fikse vjetore prej 69,000 në vit.
Ndërsa taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore për njësitë e shërbimit, me xhiro vjetore nga 0 deri 2 milionë lekë është 2,500 lekë në vit. Për bizneset me xhiro nga 2 deri 8 milionë lekë është 4,000 lekë në vit. Për biznesi të kategorizuar në xhiro mbi 8 milionë lekë tarifa llogaritet 17,000 lekë në vit. Dhe për bizneset VIP taksa llogaritet 32,000, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE