LAJME / E Enjte 29 Maj 2025, 14:02

“Është e frikshme"/ Vrasja m*kabre e 14-vjeçares Martina si ajo e Ilaria Sulës, babai i shqiptares: E përjetova nga e para…

Vrasja e Ilaria Sulës tronditi gjithë komunitetin shqiptar dhe atë italiane, e megjithatë plagën më të madhe ua shkaktoi prindërve të saj.

Në një intervistë të dhënë së fundmi babai i Ilarias, Flamur Sula i pikëlluar shprehet se dhimbja nuk pakësohet edhe nëse ditët apo javët kalojnë.

“Sa më shumë ditë kalojnë, aq më shumë më mungon Ilaria. Është një vuajtje që nuk mund të shpjegohet, që nuk mund të fshihet. 20 maji ishte ditëlindja e saj, ndërsa për ne ishte si një funeral i ri. Ajo nuk do të jetë kurrë në gjendje të mbushë 23 vjeç“, tha ai mes dhimbjes për humbjen e vajzës.

Ai ka folur edhe për vrasjen e 14-vjeçares Martina Carbonaro në Napoli, një krim që ka shumë ngjashmëri me atë të vajzës së tij.

“Që kur u vra Ilaria, mezi e ndez televizorin, nuk lexoj gazeta. Nuk më intereson shumë çfarë ndodh. Por kur dëgjova se çfarë ndodhi në Napoli, u ndjeva keq. Ishte sikur ta rijetoja gjithçka nga e para. Me çfarë të drejte vret një vajzë si vajza ime ose si Martina? Ish-i dashuri i Martinës mori pjesë gjithashtu në kërkim, duke u shtirur si i shqetësuar. Kjo gjë më jep të dridhura. Nuk mund ta kuptoj si mund të jenë kaq të ftohtë, kaq të egër, si mund të jenë kaq të mirë në gënjeshtra. Vajzat vriten kot dhe kjo ndodh gjatë gjithë kohës.

Qeveria duhet të bëjë diçka, të marrë masa të forta. Nuk e di çfarë lexojnë ose studiojnë këta fëmijë, por është e qartë se diçka nuk shkon, diçka mungon. Ne mendonim vetëm për punën, për ndërtimin e një jete. Sot ka vetëm frikë.

Më vjen shumë keq, kjo është e gjitha që mund t’i them familjes së saj. E kuptoj dhimbjen e tyre, është diçka që nuk zhduket. Gruaja ime është e shkatërruar, nuk jam as i sigurt nëse normaliteti mund të ekzistojë përsëri për ne. Jeta jonë, ditët tona sillen rreth asaj që është e vetmja rrugë e përditshme: nga shtëpia në varreza. Asgjë tjetër.”– tha ai.

Duke folur për “La Pepubblica”, ai tha se ka frikë dhe për djali ne tij 18-vjeçar, të cilit kujdeset që t’i shpjegojë se si duhet të sillet me një vajzë.

“Unë flas me djalin tim gjatë gjithë kohës, i them se nëse ka të dashur duhet të ma thotë, se ‘jo’ do të thotë ‘jo’, dhe nëse dikush e përfundon marrëdhënien, duhet ta pranojë. Po kalojmë një situatë të vështirë, është një makth që nuk do t’ia uroja askujt.”– tregoi ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE