Për bujën që bëri në mediat shqiptare, këngëtarja shtoi se ishte shqetësuar.
“Këtu e kam marrë vesh, nga Eltoni. Thashë se janë shqetësuar shqiptarët, se ne s’ke kemi kulturë të lëmë njeri jashtë…Gjynah!,”-shtoi ajo.
Parashqevi Simaku: Shkova të jetoja jashtë sepse pas COVID-it mu duk sikur ndodhi një gjë e jashtëzakonshme. Mu duk sikur nuk kishte njeri të gjallë. Edhe thashë se mund të vë pak nga frymëzimi im si artiste. Studiova edhe literaturë fetare. Unë jam rritur me këtë dëshirë fetare. Në Kavajë ne ngriheshim dhe vetëm Allahun njohim si Zot. Nuk kam pasur kurrë kohë që të studioj dhe shkova në Brooklyn, në një shtëpi që merrej me këtë gjë. Jetoja në Times Square. Kishim organizata që kujdeseshin dhe na ushqenin.
Të isha e pastrehë është zgjedhje. Çdo ditë dhe natë kishin organizata që na japin batanije dhe të gjithë donim të rrinim përjashtë. Më shumë kam shkruar, në Facebook, ngaqë studioja. Si shtëpi të përhershme kisha Starbucks. Shkoja flija në mëngjes. Pija 3-4 kafe në ditë. Të gjitha falas. Atyre iu dukej shumë e çuditshme që isha shumë e sjellshme. Kisha dhe para se na jepnin plot. 2 vjet më parë më ka ardhur Gëzim Nika dhe Angjelina. Po qanin dhe thoshin ‘të lutem si të të lëmë ne përjashtë’. I thashë që e kam një shtëpi dhe mund të shkoj atje. Nuk doja të shkoja me ta. I thashë “Ju lutem mos ma merrni për keq.
Jam shumë mirë, nuk jam sëmurë, nuk jam në drogë…”. Nuk kisha nevojë për asgjë. Me djalin nuk kisha asnjë kontakt. As djali, as Roberti nuk e dinin se ku isha. Ishte një mrekulli kur e takova. S’ka nënë që e harron fëmijën. Kur dëgjova sa zhurmë ishte bërë për mua, u shqetësova jashtë mase. Se është gjynah.
Parashqevi Simaku ishte zhdukur prej vitesh. Figura e këngëtares së njohur u rikthye sërish në vëmendjen e publikut pasi një video e transmetuar nga televizioni amerikan “Abc 7”, ku Parashqevi Simaku shihej teksa merrte ndihma si e pastrehë. Më vonë, ajo u takua me biznesmenin Elton Ilirjani, i cili hapi dhe një GoFundMe për ta rikthyer këngëtaren shqiptar në skenën e muzikës./ Zbardhur nga Zeri.al ,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE