Një lëkundje e lehtë tërmeti është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në lindje të Shqipërisë, pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut.
Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti ndodhi në orën 20:34 me orën lokale (18:34 UTC), me magnitudë 2.2 të shkallës Rihter dhe një thellësi prej 15 kilometrash.
Epiqendra u lokalizua 51 kilometra në verilindje të Elbasanit dhe vetëm 7 kilometra në jug të Centar Zhupës, një zonë në Maqedoninë e Veriut.
Lëkundja ka qenë e lehtë dhe nuk ka shkaktuar panik apo dëme materiale. Autoritetet njoftojnë se tërmete të kësaj magnitude janë të zakonshme për rajonin dhe nuk përbëjnë rrezik për banorët, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE