
Përballja me ekipin grek në peshat e ndryshme
Eventi i boksit për të rinj dhe të rritur mes dy përfaqësueseve shqiptare dhe greke, meshkuj dhe femra, u fitua nga sportistët kuqezinj.
Pesë boksierëve të peshave dhe kategorive të ndryshme për të rinj u përballën me dy ndeshjet e para u fituan nga sportistët grekë, por Shqipëria fitoi ndeshjet më të rëndësishme duke fituar edhe në rang ekipor. Për peshën deri në 70 kg Ahmet Koçi kishte përballë Petros Topalos, të dy nënkampionë Europe.
Koçi fitoi ndeshjen me pikë. Kjo ishte sfida që vendosi trofeun ekipor. Shqiptari Koçi vinte në këtë sfidë pas një viroze, e megjithatë ai fitoi pastër raundin e parë.
Në të dytin u shfaqën shenjat e lodhjes për shkak të ditëve të kaluara me temperaturë dhe për rrjedhojë diferenca me pikë ishte e vogël. Në raundin e tretë boksieri shqiptar mundi vetëm të mbrohej, dhe fatmirësisht suksesi në dy raundet e para e shpalli atë fitues të ndeshjes.
Ndërsa për të rritur spikati ndeshja mes Luis Gjolenës dhe Dhimitris Karfis ku Luis Gjolena shpalosi gjithë arsenalin dhe fitoi bindshëm duke dominuar të tre raundet. Një sfidë që solli shumë emocione në publik.
Në kickboxing ndeshja më e fortë dhe më e luftuar që u cilësua edhe si ndeshja e mbrëmjes ishte ajo mes Eri Lala dhe Kostas Aslanidhis.
Një sfidë e denjë për kategorinë “One Championship” e cila u fitua me rezultat të ngushtë nga kickboxieri shqiptar Eri Lala, sportist i ekipit Eposi Gym Durrës.
