Më 7 qershor, në “Arenën Kombëtare” në Tiranë do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për fazën kualifikuese të Kupës së Botës, ndërsa kryeqyteti ka nisur tashmë përgatitjet për mbarëvatjen e kësaj sfide.
Në Tiranë, në zonën përrreth stadiumit “Arena Kombëtare” ka filluar çmontimi i të gjtha lokaleve. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, lokalet kanë nisur heqjen e xhamave, po ashtu do të hiqen çadrat dhe karriget. Këto masa merren me qëllim shmangien e rreziqeve të mundshme.
Kujtojmë se mbi 1500 forca policie do të angazhohen për garantimin e rendit, që nga mbërritja e dy përfaqësueseve, me vëmendje të veçantë për skuadrën serbe, deri në largimin e tyre nga territori shqiptar. Në terren do të jenë të pranishëm edhe forcat speciale të anti-terrorizmit, si dhe mund të përfshihet RENEA në rast nevoje.
UEFA dhe Policia e kanë konsideruar këtë ndeshje të një rrezikshmërie të shumë të lartë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE