
Shpresoj që Allahu të më falë”, këto janë fjalët që 41-vjeçari shqiptar Selami Bode tha pasi vrau bashkëshorten e tij Etleva Bode (Kanolja).
31-vjeçarja shqiptare pas gati dy ditësh në koma të thellë, ndërroi jetë mbrëmjen e së dielës e shtruar në reanimacionin e spitalit San Paolo në Savona, Itali. Ajo la jetimë katër fëmijë të moshës 5 deri në 13 vjeç.
Ditën e djeshme Selami Bode duhej të merrej në pyetje në burgun e Marasit, ku po mbahet për akuzën e vrasjes së rëndë për shkaqe të parëndësishme dhe për faktin se vepra është kryer ndaj bashkëshortes së tij. Megjithatë, kjo nuk ishte e mundur pasi burri është në fakt në izolim mjekësor për shkak të dyshimit për tuberkuloz.
Ndërkohë hetimet e koordinuara nga prokurori publik po ecin përpara, duke kërkuar elemente të reja për të gërmuar në jetën e çiftit.
Prokurori kërkon të dijë nëse ka pasur akte dhune në të kaluarën, para se të ndodhte vrasja. Sipas elementeve të para që dalin nga dokumentet, elementi fetar mund të ketë një rol në motivin e krimit.
