LAJME / E Shtunë 6 Qershor 2026, 22:10

Shpërthen Rama/ Numëron protestuesit dhe përplaset me CNN: Po e fryni realitetin për Zvërnecin

I mësuar të kritikojë dhe të përplaset me mediat shqiptare, duket se tashmë kryeministri Edi Rama ia ka marrë dorën edhe atyre ndërkombëtare. Në një reagim të fundit, në platformën “X”, ai i është drejtuar mediave të huaja, përfshirë CNN, lidhur me raportimet për protestën kundër projektit të përfolur në zonën e Zvërnecit.

Kryeqeveritari shprehet tepër i shqetësuar dhe i revoltuar me mënyrën se si është pasqyruar ngjarja. Ai pretendon se përmasat e protestës janë ekzagjeruar si në media ashtu edhe në rrjetet sociale.

Duke u përpjekur të mbështesë narrativën e vet, Rama ka zënë të numërojë protestuestit duke deklaruar se tubimi ka pasur rreth 2 mijë pjesëmarrës, ndërsa në kulmin e saj nuk ka kaluar 8 mijë persona.

Për më shumë, në reagimin e tij Rama thekson se nuk ekziston asnjë projekt i miratuar, as leje ndërtimi dhe as ndërtim konkret në zonën e përmendur,vetëm për një vizion zhvillimi në fazë konceptuale, i orientuar drejt turizmit elitar dhe përmirësimeve mjedisore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE