LAJME / E Hënë 18 Dhjetor 2023, 10:10

Shpërthen një depo karburanti, 8 të vdekur dhe 84 të plagosur

Të paktën tetë persona u vranë dhe 84 u plagosën pas një shpërthimi në një depo nafte në kryeqytetin e Guinesë, Conakry, sipas një oficeri të policisë.


Shpërthimi në depon e vetme të naftës të vendit të Afrikës Perëndimore tronditi vendin, ku si pasojë e shpërthimit u thyen xhamat e shtëpive pranë, duke detyruar qindra të largoheshin nga zona.

Në një deklaratë, qeveria njoftoi mbylljen e shkollave dhe u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi.