LAJME / E Martë 16 Janar 2024, 19:07

Shpërthen fabrika në Serbi, vdes një punonjës dhe plagosen 4 të tjerë

Një fabrikë në Serbi është mbuluar nga zjarri pasi ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetën një punonjës dhe kanë mbetur 4 të tjerë të plagosur.

Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se shpërthimi ka ndodhur në fabrikën “Trail” në Krushevc, ndërsa të plagosurit janë dërguar nën kujdesin mjekësor.

Siç raportonë mediat serbe ende nuk dihet shkaku i shpërthimit por fabrika është përfshirë nga flakët duke shkaktuar goxha dëme.
Autoritetet përkatëse ende po punojnë për sigurimin e perimetrit dhe shuarjen e flakëve në fabrikë.