LAJME / E Shtunë 27 Qershor 2026, 22:10

SHOKON 19-vjeçarja: "Kolegu më përdhunoi, u zgjova në shtëpinë e tij vetëm me të..."

Një 19-vjeçare denoncoi në polici përdhunimin nga kolegu i saj 28-vjeçar në Skopelos të Greqisë, i cili dyshohet se përfitoi nga gjendja e saj e dehur. Ajo u zgjua dje në mëngjes vetëm me të brendshme. 28-vjeçari u arrestua dhe u dërgua sot në Prokurorinë e Volosit, e cila e akuzoi për përdhunim dhe e referoi te oficeri hetues për t’u marrë në pyetje. Sipas taxydromos.gr, 19-vjeçarja, e cila vjen nga rajoni i Magnezisë, kishte shkuar në Skopelos për të punuar gjatë sezonit veror. Ajo dhe 28-vjeçari punonin në të njëjtën kompani, por njiheshin edhe përmes partnerit të 19-vjeçares, me të cilin jetonte autori i dyshuar.

Siç thuhet në raport, të mërkurën në mbrëmje, 19-vjeçarja kishte dalë për t’u argëtuar. Ajo piu shumë dhe u deh. Më pas shkoi në shtëpinë ku jeton partneri i saj për të fjetur atje por derën ia hapi shoku i dhomës së partnerit të saj, 28-vjeçari, me të cilin vajza punon në të njëjtën kompani. Ajo hyri brenda për ta pritur dhe i dërgoi partnerit një mesazh në celular, duke e njoftuar për praninë e saj. Partneri i saj, i cili ishte larg shtëpisë, e informoi se nuk do të kthehej atë natë.

Ajo u zgjua me pantallonat e ulura dhe vetëm me të brendshme. Megjithatë, 19-vjeçarja qëndroi në shtëpi dhe ra në gjumë. Kur u zgjua në mëngjes, sipas ankesës së saj, zbuloi se pantallonat i kishte të ulura dhe se kishte mbetur vetëm me të brendshme. Më e keqja, ajo nuk mbante mend asgjë. E reja kontaktoi menjëherë policinë, duke denoncuar përdhunimin e saj nga kolegu dhe shoku i dhomës së partnerit të saj. Oficerët e policisë e arrestuan 28-vjeçarin të enjten në mëngjes dhe sot ai u dërgua në prokurori.

Sipas avokatit të tij, Michalis Chronis, 28-vjeçari e mohon kategorikisht përdhunimin e 19-vjeçares. Madje, sipas tij, ai i kërkoi asaj të largohej nga apartamenti ku jeton me partnerin e saj, pasi u informua se ky i fundit nuk do të kthehej atë mbrëmje. Prokurori ngriti ndaj tij akuzën për përdhunim dhe e referoi te oficeri hetues për t’u marrë në pyetje. Ai kërkoi dhe mori afat, ndërsa do të dëshmojë të hënën e ardhshme. Deri atëherë, ai do të mbahet në paraburgim.

Njëkohësisht, u urdhërua ekzaminimi laboratorik i veshjeve, në këtë rast i pantallonave, për të zbuluar çdo material biologjik, ndërsa 19-vjeçarja do t’i nënshtrohet edhe një ekzaminimi mjeko-ligjor për të përcaktuar nëse ka qenë viktimë e përdhunimit. Megjithatë, sipas avokatit të 28-vjeçarit, 19-vjeçarja nuk mban mend asgjë nga ajo natë, për shkak të gjendjes së dehjes në të cilën ndodhej, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE