LAJME / E Enjte 29 Maj 2025, 18:06

Shiti vajzën e saj 6-vjeçare për 1 mijë dollarë, dënohet me burgim të përjetshëm nëna

Raquel “Kelly” Smith dhe dy të bashkëpandehurit u dënuan me dënimin maksimal me burgim të përjetshëm.

Jocelyn Smith u zhduk në shkurt të vitit 2024 nga shtëpia e saj në Saldanha Bay, një qytet i vogël 135 kilometra në veri të Cape Town, dhe nuk u gjet kurrë.

Nëna e saj, Raquel ose ndryshe e njohur me nofkën “Kelly” Smith, u shpall fajtore për rrëmbimin dhe shitjen e vajzës për 20,000 rand (1,100 dollarë).

Siç raportojnë mediat e huaja gruaja ishte e pranishme në shpalljen e dënimit.

Nga pamjet ajo duket sikur nuk e perceptonte seriozitetin e situatës dhe pasojat e krimit që ajo kreu.

Rasti shkaktoi një bujë të madhe në vend, me ministrin e vendit që shkoi aq larg sa ofroi një shpërblim prej një milioni rand (54,000 dollarë) për këdo që kishte informacion për vendndodhjen e të miturës.

Afrika e Jugut ka një nga nivelet më të larta të krimit në botë dhe rrëmbimet e fëmijëve po bëhen gjithnjë e më të zakonshme atje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE