LAJME / E Premte 24 Korrik 2026, 14:02

Shifrat që tronditin: 9 të vdekur në Kosovë

Statistikat tregojnë se situata mbetet pothuajse e njëjtë me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Gjatë gjashtëmujorit të vitit 2025 ishin regjistruar 40 aksidente me fatalitet, ku jetën e kishin humbur 45 persona.

Përveç viktimave, aksidentet kanë lënë pasoja edhe për mijëra qytetarë të tjerë. Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, mbi 7 mijë persona kanë mbetur të lënduar në aksidente të ndryshme trafiku në të gjithë territorin e Kosovës.

Megjithatë, të dhënat tregojnë edhe një zhvillim pozitiv. Numri i përgjithshëm i aksidenteve ka shënuar rënie prej 4.77 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës ka intensifikuar kontrollet në komunikacion. Sipas statistikave, numri i gjobave të shqiptuara është rritur me 5.82 për qind, çka tregon për një angazhim më të madh në zbatimin e rregullave të trafikut dhe parandalimin e shkeljeve.

Pavarësisht këtyre masave, bilanci i viktimave mbetet shqetësues. Institucionet vazhdojnë t’u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, të shmangin përdorimin e telefonit gjatë vozitjes, të mos drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe të tregojnë kujdes të shtuar ndaj këmbësorëve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

Ekspertët e sigurisë rrugore vlerësojnë se ulja e numrit të viktimave kërkon jo vetëm kontrolle më të shpeshta dhe ndëshkime më të ashpra, por edhe vetëdijesim më të madh të qytetarëve, pasi një moment pakujdesie mund të ketë pasoja fatale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE