LAJME / E Premte 9 Shkurt 2024, 00:12

Shifrat/ Korçarët kursejnë më shumë lekë, Shkodra dhe Elbasani më pak

Analiza e shifrave zyrtare nga "Banka e Shqipërisë" për nivelin e depozitave sipas rretheve tregon një ecuri të rritjes së tyre në sektorin bankar gjatë tremujorit të fundit të vitit 2023.

Totali i depozitave në sektorin bankar ka arritur një nivel prej 1.59 trilionë lekëve. Rezulton që rrethi i Korçës është në krye me rritjen më të lartë të depozitave në sektorin bankar. Depozitat në Korçë janë rritur me 9.2%, duke arritur në afërsi të 61 miliard lekëve, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Në vazhdim të renditjes së rritjes së depozitave, ndjekin rrethet e Fierit dhe Tiranës me një rritje të kursimeve prej 7.3% dhe 7.1% përkatësisht. Rrethet e Lezhës dhe Durrësit kanë gjithashtu shënuar një rritje të konsiderueshme me 5.8% dhe 5% përkatësisht.

Ndërkohë, rritja e depozitave ka qenë më e ulët në rrethet e Shkodrës dhe Vlorës sipas të dhënave të disponueshme.