Mësohet se Malkaj ndodhet i shtruar në reanimacionin e Kardiologjisë në QSUT. Më tej bëhet me dije se aktori është paraqitur pasditen e djeshme në spital për të vizituar një të afërm të tij.Gjatë vizitës mësohet se ka ndjerë dhimbje në krahun e majtë.
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ditën e djeshme ka shfaqur probleme shëndetësore në zemër. Mësohet se Malkaj ndodhet i shtruar në reanimacionin e Kardiologjisë në QSUT. Më tej bëhet me dije se aktori është paraqitur pasditen e djeshme në spital për të vizituar një të afërm të tij.Gjatë vizitës mësohet se ka ndjerë dhimbje në krahun e majtë.
Malkaj ka marrë mjenhërë ndihmën e parë nga mjekët e Traumës, dhe pastaj e kanë përcjell me ambulancë drejt shërbimit të kardiologjisë në QSUT për ekzaminime dhe trajtim të mëtejshëm nga mjekët specialistë kardiologë. Sipas burimeve brenda spitalit, gjendja e aktorit paraqitet e qetë, dhe pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve të tjera mjekësore gjatë ditës së sotme.