LAJME / E Mërkurë 10 Prill 2024, 22:10

Sherr Mes Adoleshentësh Në Një Berberhane, Përfundojnë Në Spital Dy Prej Tyre, Shoqërohen Në Polici Tre Të Tjerë

Një sherr mes një grupi adoleshentësh ka ndodhur në një ambientet e një berberhaneje në Vlorë.

Mësohet se prej konfliktit janë plagosur dy adoleshentë të moshave 17 dhe 15 vjeç.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Vlorës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.


Për ngjarjen, Policia e Vlorës mësohet se ka shoqëruar 3 persona.