LAJME / E Shtunë 2 Dhjetor 2023, 13:01

Sherr me thika mes vëllezërve, njëri përfundon në spital i plagosur

ÇOROVODË- Dy vëllezër janë konfliktuar me mjete prerëse ditën e sotme në Çorovodë mes njëri-tjetrit. Njëri nga vëllezërit ka mbetur i plagosur me thikë dhe është nisur me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Policia ka vendosur në pranga Elidon Mançen, 46 vjeç autorin e plagosjes. Uniformat blu vijojnë hetimin për veprime të mëtejshme.

Policia njofton se ‘shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar arrestuan shtetasin E. M., 46 vjeç, banues në Çorovodë, pasi mbrëmjen e djeshme, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.’