LAJME / E Diel 8 Qershor 2025, 13:01

Serbia sërish pas nesh, Shqipëria ruan vendin e “play off”-it për në Botëror! Ja situata në Grupin K

Barazimi me Serbinë pa gola, ndihmon Shqipërine te ruaje vendin e dytë në grup me 4 pikë të grumbulluara në 3 ndeshje.

Ekipi i Kombëtares nuk arriti të marrë më shumë se një pikë në përballjen me Serbinë, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 0-0.

Ndërkohë Anglia ka forcuar pozitën e saj në vendin e parë, pasi ka arritur të mundë me rezultatin minimal 0-1 kundër Andorrës.

Vendin e tretë momentalisht e mban Letonia me 3 pikë të grumbulluara në 2 ndeshje, e katërta është Serbia me 1 pikë, e cila me ndeshjen e sotme nisi misionin e saj për kualifikim në Botërorin 2026 në SHBA.

Andorra është e fundit në grup pasi nuk ka grumbulluar asnjë pikë në 3 ndeshjet e para.

Nëse kjo do ishte renditja përfundimtare, Shqipëria do e shihte veten të kualifikuar për në Botërorin e 2026-ës , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE