Dy turistët anglezë me origjinë ganeze, të cilët u përfshinë në një aksident me Jet Ski paraditen e së dielës tek Shkëmbi i Kavajës, hynë në thellësi edhe pse nuk dinin not.
Tv Klan ka siguruar dosjen e plotë të aksidentit, ku humbi jetën 34-vjeçari Sylvester Obeng, i cili ditën e ngjarjes kishte dalë në det së bashku me partneren e tij për të lundruar me një Jet Ski të marrë me qira, ndonëse nuk ishte i pajisur me patentë.
Në rrëfimin e saj, e mbijetuara Vera Baume ka deklaruar se ajo dhe partneri kanë rënë nga Jet Ski si pasojë e humbjes së ekuilibrit dhe nuk janë përplasur. Kanë rënë në det dhe, sipas saj, jeleku i shpëtimit nuk i ka mbajtur mbi ujë.
Rrëfimi i saj për marrjen e Jet Ski-t përkon me pamjet e kamerave të sigurisë, të siguruara nga Klan News.
“Në orën 10:00 të së dielës, shkuam me disa shokë për të marrë motora uji. Personi që ishte aty na mësoi si t’i drejtonim. I dhamë lekët, morëm motorin dhe hymë në ujë. Përpara, na veshi me jelekë; më pas, hymë në ujë avash-avash, pasi nuk jemi specialistë. Kur shkuam larg, Sylvester-i i dha gaz dhe e ktheu motorin në mënyrë të menjëhershme. Aty u rrëzuam dhe ramë në ujë të dy. Nuk dinim not dhe po përpiqeshim të mbijetonim.
Duke u përpjekur të mbijetonim, Sylvester-in nuk e mbajti mbi ujë jeleku, dhe unë, në mbijetesë e sipër, nuk e pashë më çfarë ndodhi me të,” tregoi e mbijetuara Vera Baume.
Pas këtij momenti, ndihma e parë u është dhënë nga policia kufitare, e cila rastësisht ka qenë duke patrulluar në zonën ku ndodhi ngjarja. E mbijetuara tregon edhe momentin e mbërritjes së policisë kufitare dhe të skafit të subjektit që jepte Jet Ski me qira do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE