LAJME / E Shtunë 27 Qershor 2026, 20:08

Sali Berisha kryeministër! Del rrëfimi befasues

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale, deklaroi se mbështet protestën e të rinjve, ndërsa hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për mënyrën se si, sipas tij, po trajtohen ish-luftëtarët e UÇK-së.

Gjatë bashkëbisedimit, Berisha u ndal edhe te rasti i shpalljes “non grata” të një protestueseje për shkak të një fotografie me ish-presidentin iranian Mahmud Ahmadinexhad, duke pretenduar se edhe Rama ka pasur kontakte me të.

“Thirrja ime është për çdo demokrat e demokrate, për çdo shqiptare dhe shqiptar, kudo që ndodhet, në Shqipëri apo në diasporë, që të mbështesë protestën e të rinjve shqiptarë si shpresa më e bukur për shqiptarët, Shqipërinë dhe të ardhmen e vendit. Rama u rikthye në gjenin e tij. Çdo ditë dhe çdo natë kalon nga bota dixhitale në botën e errët të policisë sekrete shqiptare.

Shpall non grata një zonjë vetëm pse kishte një fotografi me Ahmedinexhadin. Më lejoni t’ju tregoj diçka. Kam qenë kryeministër kur shërbimet partnere më informuan se Edi Rama kishte shkuar në Teheran dhe ishte takuar me Ahmedinexhadin, ndërsa Erion Veliaj e kishte bërë atë rrugë disa herë. Nga verifikimet e organeve kompetente rezultoi se, të paktën në një rast, Rama kishte marrë pjesë në një takim të Internacionales Socialiste, të zhvilluar në Teheran. Tahir Sinani, siç e dini, komandonte disa brigada në frontin e Pashtrikut, një nga frontet më të nxehta të luftës në Kosovë. Edhe ato dokumente i ka nxjerrë Edi Rama dhe kanë dalë vetëm me urdhër të tij nga Arkivi i Shtetit. Ky është shteti i pabesë, shteti që ndaj luftëtarëve të lirisë përdor standardin e Vuçiçit”, u shpreh Berisha.

Gjatë komunikimit, Berisha iu përgjigj edhe një pyetjeje lidhur me një vizitë të mundshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u shprehur se nuk do të presë të bëhet kryeministër për të udhëtuar drejt SHBA-së.

Pyetje: “Kur do të shkoni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për inat të Ramës?”

Sali Berisha: “Faleminderit. Nuk them se do të shkoj vetëm pasi të fitojmë zgjedhjet, si kryeministër. Do të shkoj edhe më parë, natyrisht në momentin e përshtatshëm. Unë jam në opozitë dhe mund të shkoj për të marrë pjesë në një konferencë”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE