
14 të tjerë janë plagosur, disa nga të lënduarit janë në gjendje kritike për jetën
Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi ajror nga Moska, në ndërtesën e një poste në rajonin e Kharkivit.
Mykhailo Tsap, një oficer policie në Ukrainë shpjegon se ndërtesa u sulmua 2 herë.
“Dëmi është i madh, siç mund ta shihni edhe vetë. Dhjetëra automjete janë dëmtuar, furgonët jashtë ndërtesës dhe makina në parking. Zjarri shkatërroi pothuajse 300 metra katrorë hapësirë.”
Punonjësit e postës nuk kishin mundur të shkonin në një vendstrehim pasi sirenat e alarmit ishin aktivizuar vetëm pak sekonda përpara se raketa të godiste ndërtesën.
Guvernatori i këtij rajoni bën me dije se disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë në spital, ndërsa shton se të gjithë të vrarët dhe të plagosurit janë punonjës të kësaj poste.
Ky sulm pasi forcat ukrainase dëmtuan dhe shkatërruan pothuajse 50 tanke ruse në vetëm 24 orë ndërsa trupat e ushtrisë ruse kanë nisur një ofensivë të re në rajonin e Donetskut.
