Policia Rrugore e Tiranës ka nisur një plan të posaçëm masash për të përforcuar sigurinë në rrugët e kryeqytetit. Me praninë e shtuar të forcave të rendit dhe përdorimin e pajisjeve inteligjente, kontrollet janë përqendruar te drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve, me synimin për të parandaluar shkeljet që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Gjatë 72 orëve të fundit, janë proceduar penalisht 14 drejtues mjetesh, janë bllokuar 13 automjete dhe janë vendosur rreth 6000 masa administrative. Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e Tiranës.
Njoftimi i Policisë Rrugore në Tiranë:
Policia Rrugore e Tiranës intensifikon kontrollet, me objektivin e vetëm, përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore. Plani i posaçëm i masave po monitorohet në terren, nga shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore. Plani konsiston në monitorimin me pajisje inteligjente dhe në praninë e shtuar të shërbimeve të Policisë Rrugore, me objektiv kryerjen e kontrolleve për:
drejtuesit e motomjeteve, për vënien e kaskës mbrojtëse;
?dhënien përparësi këmbësorëve, në vija të bardha;
?mospërdorimin e celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
?vënien e rripit te sigurimit;
?mosdrejtimin e mjetit, në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur;
?respektimin e limiteve të shpejtësisë;
?moderimin e shpejtësisë në zona të banuara;
?parandalimin e parakalimeve të gabuara;
?konstatimin e parkimeve të gabuara që pengojnë qarkullimin.
?janë arrestuar/proceduar penalisht 14 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor;
?janë bllokuar 13 automjete;
?janë vënë rreth 6000 masa administrative.
Shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore Drejtues Lorenc Shehu, apel qytetarëve për respektim maksimal të rregullave të qarkullimit rrugor, si e vetmja mënyrë për të kontribuar në përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe për të parandaluar aksidentet me pasoja për jetën dhe shëndetin. Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e kryeqytetit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE