Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se për dosjen CEZ-DIA, ku ish presidenti Ilir Meta është marrë i pandehur, kanë dëshmuar disa persona.
Në një emision televiziv, Karamuço u shpreh se hetimi do shkojë drejt fundit.
Sipas Karamuço, personat në PL të përfshirë, do fillojnë të shesin njëri-tjetrin.
“Unë mendoj që nuk bëhet fjalë për një person që ka dëshmuar, por disa persona, përveç Kastriot Ismailajt. Është shtuar radha e personave që i janë bashkëlidhur dëshirës dhe thirrjes së SPAK për të dëshmuar dhe për të zbërthyer nga frika, se mos ishin edhe ata pjesë e hetimit, dhe për të dalë nga radarët e këtij institucioni.
Ky hetim do të shkojë drejt fundit dhe do të marrë dënim, sepse tani jemi në fazën e komunikimit të akuzës. Ne bëjmë deduksione. Është rënduar opozita dhe ka filluar kundërofensiva. Mbase nuk janë të atij niveli që shiten”, theksoi ai , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE